Shkup, 8 qershor-Përmes një peticioni online, qindra qytetar në rrjetet sociale janë shprehur se kryeprokurorinë e shteti, në të ardhmen, duhet ta udhëheq prokurorja speciale, Fatime Fetai. Peticioni qytetar i titulluar “Për drejtësi në Maqedoni. Drejtësi për të gjithë. Të drejtë ndaj çdonjërit”, brenda disa orëve ka marrë përkrahjen e mbi 300 nënshkruesve, të cilët me komente të ndryshme i kanë dhënë përkrahje parezervë prokurores speciale, Fetai. Hapja e këtij peticioni në formë elektronike vjen në kohë kur kryeministri Zoran Zaev kërkoi që kryeprokurori aktual, Marko Zvërlevski, të japë dorëheqje, gjegjësisht Qeveria zyrtarisht ka miratuar kërkesë për shkarkimin e Zvërlevskit nga ky post. Ndryshe, nga Këshilli i Prokurorëve Publike, edhe gjatë ditës së enjte kanë njoftuar se propozimi i Qeverisë zyrtarisht ka arritur tek ata. Pas pranimit të këtij propozimi, KPP-ja, në bazë të normave ligjore, brenda 15 ditëve pritet duhet të jap përgjigje pozitive apo negative ndaj kërkesës së Qeverisë, për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski.