Shkup, 26 tetor – Persona fizik dhe juridik të Maqedonisë në gjysmën e parë të vitit 2017 nëprmjet kartelave pagesore kanë realizuar transaksione në vlerë prej 86 miliard denarësh ose rreth 1.4 miliard euro, tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, njofton Koha. Nga transaksionet e përgjithshme madje 59 miliard denar ose 968 milion euro janë tërhequr nga bankomatet, pjesa më e madhe prej të cilave janë tërhequr nga persona fizik. Rreth 22 miliard denarë apo 361 milion euro janë harxhuar nga persona fizik për pagesë me Pos terminal.