Shkup, 26 shkurt – Avokatët rikujtojnë se nëse qytetarët lëndohen nga bora e pa pastruar, mund ta padisin komunën ose personin juridik që është i obliguar ta pastrojë dëborën në pajtueshmëri më Ligjin për pastërti publike. Por, shtojnë avokatët, kjo varet nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, përkatësisht nëse vendi për pastrim është nën kompetenca të komunës apo personit juridik.