Shkup, 8 janar – Transaksione në vlerë prej 100 milionë eurove janë bërë me kartela pagesore për blerje onllajn në tre tremujorët e parë të vitit të kaluar, apo për 28 për qind më shumë në periudhën e njejtë të vitit 2017. Transaksionet individuale në këtë periudhë shënojnë trend akoma më të madh në rritje, prej 39 për qind, tregon sot hulumtimi i publikuar i Asociacionit të Maqedonisë për e-tregti, përcjell Koha.mk
Pjesa më e madhe e blerjeve onllajn, përkatësisht 63 për qind, janë shpenzuar për blerje nga e-tregtarë të huaj apo pothuajse 63,34 milionë euro, përkundër 31,15 milionë euro të realizuar ndaj e-tregtarëve vendorë të cilët janë 33 për qind. Katër për qind apo 3,8 milionë euro nga vlera e transaksioneve të realizuara ndaj e-tregtarëve vendorë janë bërë nga posedues të kartelave të huaja pagesore. Blerjet e kryera onllajn nga poseduesit e kartelave pagesore të Maqedonisë ndaj e-tregtarëve vendorë shënon rritje prej 51 për qind në raport me periudhën e njejtë të vitit 2017, përderisa të huajt në Maqedoni shpenzuan për 82 për qind më shumë onllajn tek e-tregtarët vendorë. Në të dhënat e BPRM-së për transaksione të realizuara onllajn numërohen edhe transaksionet për pagesa të faturave për ujë, rrymë, telefon që janë realizuar onllajn me kartela pagesore.
Sipas hulumtimit, blerjet onllajn ndaj shitësve vendorë ndërrohen në drejtim pozitiv për e-shitoret e Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë shpenzojnë mesatarisht 19,7 euro në një transaksion onllajn kur blejnë në shtëpi, përderisa 31,5 euro kur blejnë nga e-tregtarë të huaj. Ndoshta oferta e rritur onllajn nga e-tregtarët vendorë do të kontribuojë ndaj interesimit më të madh për blerje onllajn nga tregtarë vendorë.
Oferta e shtuar dhe më e mirë nga e-tregtarët, përvoja e përmirësuar dhe mundësi më të mëdha për blerësit janë kyçe për rritje të interesit të qytetarëve për blerje onllajn. Kompanitë e mëdha, gjithashtu, duhet ta vendosin në fokus këtë kanal për shitje fillimisht për shkak të prëfitimeve të cilat i mundëson e-tregtia, e me atë edhe dukshëm do të ndikojnë dhe kontribuojnë drejt rritjes së e-tregut”, konsideron Nina Angellovska, kryetare e Asociacionit të Maqedonisë për e-tregti.
Kryesisht, siç tregon, mungon edukimi dhe besimi, ndëkaq ato i ndërtojnë më së shumti komapnitë vendore me ofertat, proceset, mbështetjen e tyre për blerësit dhe prëvoja e përgjithshme e mirë e cila do t’i hasë dhe tejkalojë pritjet e blerësve.