Një sondazh i JOQ Albania, se kush do të fitonte nëse Elvis Naçi dhe Erion Veliajdo të ishin kandidatë për kryetar Bashkie në Tiranë, nxori fitues Naçin me 80%, kundrejt 20% Veliaj.
Ishin rreth 50 mijë vetë që votuan në total, ndërkohë që 40 mijë votues dëshironin Naçin si kryetar bashkie, ndërsa vetëm 10 mijë të tjerë, kryetarin aktual.
Mirëpo, mbrëmjen e sotme, imami i njohur ka deklaruar se ai nuk mendon t’i futet politikës, por do t’i shërbejë vetëm shqiptarëve.
Naçi deklaroi live në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” se asnjëherë nuk ka menduar të merret me politikë dhe kurrë nuk do ta bëjë.
Me sa duket Veliajt duhet t’i buzëqeshë buza pas kësaj deklarate të ardhur nga imami Naçi, pasi humbja e tij do të ishte me të vërtetë e thellë dhe rënia, do të ishte mjaft drastike, (koha.mk)