Shkup, 5 shkurt – Në rrethana kur autoritetet e lokale dhe qendrore të vendit apelojnë që qytetarët të shfrytëzojnë sa më tepër transportin urban në vend të veturave private për shkak të nivelit të lartët ë ndotjes, qytetarët e komunës së Çairit, Shutkës, por edhe komunave tjera të rrethit të Shkupit ankohen për pritje të gjata në stacionet e autobusëve.
Ata thonë se duhet të ketë në qarkullim më tepër autobus por edhe linja të reja.
“Shumë rrallë ka këtu 35 , 9, 19 duhet më shpesh sepse jemi nevojtar presim sepse ajo është për qytetarët …” – tha një qytetar.
“19 qe 20 minuta po shkruan, tash mirë se e kanë bërë dhe 20 por ka mungesë” – thotë një qytetar tjetër.
“Unë pres më shumë se gjysmë ore, atje ku jetojmë ne, ka mungesë shumë të madhe dhe vetëm për nxënësit, për qytetarët e këtij qyteti nuk ka autobusë, ka mungesë të madhe të autobusëve, a pse jemi shqiptarë, apo çka është puna nuk e dimë, por ka mungesë” – u shpreh një qytetar tjetër i intervistuar nga TVM2.
SHOFERËT E AUTOBUSËVE, QYTETI I SHKUPIT KA REDUKTUAR AUTOBUSËT
Ndërkohë shoferët e autobusëve thonë se problemi qëndron tek qyteti i Shkupit, i cili ka dhënë urdhër për reduktimin e autobusëve.
“Ju kisha bërë apel popullatës që mos të na akuzojnë ne shoferët e autobusëve dhe mos të mendojnë se ne jemi fajtor që nuk i transportojmë … kemi kërkesa tek qyteti Shkupit që të na kthejnë minutat para 2017 që të ketë çdo 7 minuta autobus që edhe popullata të jenë të kënaqur dhe të ketë mbingarkesë, si për ne, por edhe për ata është keq. Linja të reja ka nevojë mundet të ketë dhe linja të reja. Ne me autobusët që transportojmë janë pak” – u shpreh një shofer autobusësh.
“Qytetarët mendojnë që ne jemi fajtor se ne nuk dum ti bartim. Ne ekzistojmë prej 26 viteve, por me sistemin e ri të qytetit të Shkupit, linjat janë shkurtuar. Popullata është në rritje dhe nuk mund ti bartim udhëtarët. Rruga “Qemal Sejfullah” ka nevojë shumë, ka shumë ndërtesa por nuk ka asnjë autobus që kalon andej. Ne si transportues na konvenon sistemi i vjetër sepse kemi pasur çdo 7 minuta autobus dhe kemi qenë çdo herë në kohë” – deklaroi një tjetër shofer autobusësh.
Qytetarët po ashtu vazhdojnë të ankohen se kartelat elektronike për udhëtim me autobusët e transportit urban vazhdojnë të paraqesin problem pasi të pakta janë pikat e mbushjes. (TVM2)