Shkup, 4 prill – Qytetarët ankohen se çmimi i shumë ilaçeve ditëve të fundit është shtrenjtuar, pavarësisht paralajmërimeve të dikasterit të Shëndetësisë se çmimi i të gjitha barnave me kuotë do të ulet. Të anketuarit e Alsat e cilësojnë si gënjeshtër njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë për uljen e çmimit të ilaçeve.
Pyeta për disa ilaçe për t’i blerë. Janë më shtrenjtë se sa kanë qenë. Nuk ka lirim të çmimit, si çdoherë që i kam marrë. Unë kam alergji, njëjtë si i kam marrë, tani janë edhe pak më shtrenjtë”.
Më shtrenjtë janë ilaçet tani për momentin”.
Jo. Nuk ka lirim. Unë pensionist jam, invalid. Vetëm shtrenjtohen çmimet. 3:30 Tash më shtrenjtë është, nuk është e vërtetë që thonë se i kemi liruar çmimet, gënjeshtër është”.
Tani janë pak më shtrenjtë ilaçet në krahasim me përpara, por çfarë të bëjmë. Unë kam blerë plotë ilaçe, vuaj nga prostata dhe kam lloj lloj ilaçesh. Ma shtrenjtë se përpara janë, më parë merrnin paracetamol analgin më lirë, tash më shtrenjtë, s’kemi çfarë të bëjmë. Unë tani i mora ilaçet me të njëjtin çmim, njëjte sikur para 2-3 javësh. Para tre -katër netësh thanë se do të bëhen më lirë, por jo”.
Edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pranon se çmimi i ilaçeve nuk është ulur.
Mund të ketë dallim vetëm në një numër të vogël të ilaçeve, sepse Fondi ka për detyrë t’i dërgojë me çmimet e tyre referente, çmimet e vetme që ne i determinuam në ministri. Me siguri bëhet fjalë për disa dallime për disa ditë derisa ata çmime nuk harmonizohen, kështuqë do të ketë ulje të çmimeve siç paralajmëruam. Aty ku ka dallim, Fondi nuk na ka dërguar uljen e çmimeve të tyre kështu që aty ka mbetur dallimi – deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Pos shtrenjtimit të çmimeve të ilaçeve, problematike vazhdon të jetë edhe këtë muaj çështja e mungesës së barnave me kuotë nëpër farmacitë e vendit. Pacientët nuk mund të marrin barna me kuotë pas datës dhjetë, madje ndodh shpesh që edhe nga data 5 farmacitë të mos kenë më ilaçe me kuotë. Ditë më parë ministri Filipçe paralajmëroi se do të ndryshojnë mënyrën e financimit të barnatoreve të vendit, me qëllim që të eliminohet ky problem./Alsat/