Disa dhjetëra qytetarë sonte u mblodhën para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në shenjë proteste që ta shprehin qëndrimin e tyre për bojkotim të referendumit më 30 shtator. Të pranishmit thanë se janë mbledhur spontanisht para Kuvendit dhe se pas tyre nuk qëndron ndonjë organizator. Para Kuvendit po vërehet prezencë e përforcuar policore.
Nga lëvizja “Bojkotoj” paraprakisht në rrjetet sociale njoftuan se anulohet protesta para Kuvendit. Nga atje konfirmojnë se ata nuk qëndrojnë pas paralajmërimit të protestës, por që është caktuar, siç thonë, nga “shërbime të infiltruara të huntës”.