Qumështi, ilaç edhe për sytë

Mungesa e vitaminës D në mënyrë direkte është e lidhur me zhvillimin e degjenerimit makular të lidhur me moshë, dhe burimet e saj më të mira arrijnë nga ushqimi, veçanërisht nga qumështi dhe peshku. Femrat me nivelin e lartë të vitaminës D kanë për dy të tretat më pak probabilitet nga zhvillimi i degjenerimit makular të lidhur me moshë (AMD), shkaku më i shpeshtë i verbërisë, ka treguar hulumtimi i Universitetit Buffalo.  Kundër degjenerimit makular të lidhur me moshë nuk ka mjekim parandalues, edhe pse operacioni laserik dhe ilaçet mund të kufizojnë dëmin i cili e ka shkaktuar atë, shkruan “Daily Mail”. Te femrat më të reja se 75 vjeçe, niveli i vitaminës D në gjak dhe përdorimi i tij ekskluzivisht janë të lidhura me reduktimin e rrezikut nga degjenerimi makular i lidhur me moshë. Te femrat me koncentrimin më të madh të vitaminës D rreziku për t’u prekur nga sëmundja është për 59 për qind më i vogël sesa tek ato me koncentrimin më të ulët. Por sytë i mbron vetëm vitamina D, e cila fitohet nga ushqimi dhe shtesat. Koha e kaluar në diell nuk ndikon në nivelin e rrezikut. Burimet më të mira të vitaminës D në ushqim janë qumështi, peshku, margarina dhe disa lloje të drithërave.