Koha më e gjatë e të ushqyerit me gji mund të bëjë që fëmija të ketë më pak ç’rregullime në sjelljen e tij në vitet e para të jetës, pastaj mund të ndikojë edhe në aftësitë e mëvonshme, si në shkollën fillore, thotë një studim i ri. Gjetjet e këtij studimi, treguan se fëmijët që ushqehen me gji sidomos në gjashtë muajt e parë, afërsisht gjysma e më shumë nuk kanë pasur probleme në krahasim me ata që janë ushqyer me më pak se një muaj me gji, e që kanë arritur të kenë ç’rregullime të sjelljes në moshë 7-11 vjet. “Kohëzgjatja e ushqyerjes me gji të një foshnje ka rëndësi tejet të madhe në disa fusha të zhvillimit”, ka thënë autori kryesor i studimit, Tamsen J Rochat, anëtar i organizatës së Këshillit të Shkencës dhe Kërkimit për Njeriun nga Afrika e Jugut.