Qumështi i artë, eliksir i mirëqenies

Qumështi i artë (Golden milk) është një pije me bazë qumështi, edhe vegjetal, dhe kukruma, erëza me ngjyrë ari që vjen nga Lindja, dhe që konsiderohet si një ilaç i mirë natyral për të kuruar shqetësimet gastrointestinale dhe të aparatit tretës. Përdoret gjithashtu në rastet e infeksioneve, dhimbjeve menstruale, dhimbjeve të kokës, të dhëmbëve, për të ulur kolesterolin dhe për të stimuluar mbrojtjen imunitare. Pra një eliksir i jetës së gjatë! Pijë antike, që e ka origjinën pikërisht në Lindjen ekstreme, Golden milk po njeh një bum të vërtetë përdorimi në ditët sotme. Arsyeja është shumë e thjeshtë, duke pasur parasysh që qumështi i artë është një ilaç për shëndetin tonë dhe i thjeshtë për tu përgatitur, shkruan Top Channel. Edhe sot këshillohet mjaft nga mjekët popullorë, dhe ky qumësht i artë ka një shije intense. Bëhet me qumësht vegjetal, për shembull, qumësht kokosi, orizi apo dhe soje, mjaltë dhe pastë kurkumaje. Është pikërisht kjo erëz e çmuar përbërësi që ka kaq shumë të mira.

Kurkumaja në fakt përmban curcumina, një substancë që është gjithnjë e më shumë objekt studimi. Por cilat janë vetitë e kësaj erëze indiane? Kurkumaja ka veti antinflamatore, antioksidante, dhe sipas studimeve të fundit, edhe antitumorale. Për të mos u ngatërruar me kerrin, kurkuma përdoret mjaft në kuzhinën indiane, bengaleze dhe në Sri Lanka, dhe ka një aromë të fortë, pothuajse të athët. Mund të blihet dhe e bluar dhe si farë, por për të marrë përfitimet e saj nuk është e mjaftueshme të hedhësh pak këtu e pak atje. Vetë erëza, në fakt, biologjikisht nuk përthithet nga organizmi, por i kombinuar me një tjetër aleat të shëndetit tonë, si për shembull piperi. Por ja cila është receta magjike e qumështit të artë: Një tas me qumësht vegjetal, orizi, soje apo kokosi, shtojmë një lugë të vogël vaj bajamesh për përdorim ushqimor, apo edhe vaj kokosi, një apo dy lugë pastë kurkumaje, ose për alternativë mund të përdorni një lugë kurkuma pluhur, një lugë mjaltë për kënaqësi, kanellë apo pak xhenxhëfil, dhe gjysëm luge piper të zi. E ngrohim në zjarr mesatar në tigan për pak minuta derisa të kemi një përbërje të trashë dhe plot aromë, e përziejmë vazhdimisht për të shmangur formimin e kokrrizave, e heqim nga zjarri dhe e hedhim në tas. Tashmë qumështi i artë është gati për tu shijuar. Sugjerime? Për të përfituar më shumë prej tij, është mirë të pini një tas me Qumësht të artë në mëngjes ose në orët e paradites, apo pasdites si mesvakt për një periudhë 30 ditore.