Shkup, 18 shkurt – Koordinatori i Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski sot në Kuvend mbajti mbledhje pune me raportuesin për vendin tonë në Parlamentin Evropian, Ilhan Quçuk, ku, siç informojnë nga grupi parlamentar, u bisedua për ngjarjet aktuale dhe situatën rreth funksionalitetit, efikasitetit, dialogut dhe bashkëpunimit mes pushtetit dhe opozitës, si dhe mes deputetëve dhe grupeve të deputetëve në kuadër të Parlamentit.
Në mbledhjen nga ana e raportuesit të Parlamentit evropian, Ilhan Quçuk, thuhet në kumtesë, është shprehur dëshirë dhe gatishmëri që të ndihmohet në tejakalimin e dallimeve me qëllim të afrimit të qëndrimeve të pushtetit dhe opozitës, që do të thotë veprim më efikas dhe të përbashkët për zgjidhjen e problemeve të përditshme, si të qytetarëve, ashtu edhe të shtetit në tërësi.
Micevski, në takim posaçërisht u përqëndrua në problemin me përfshirjen e opozitës në proceset e rëndësishme dhe miratimin e zgjidhjeve të rëndësishme ligjore, si dhe “për mosrespektimin e procedurave demokratike dhe Rregullores për punë të Kuvendit”. Në kontekst të kësaj, thuhet në kumtesë, është hapur çështja edhe për “keqpërdorimin e flamurit evropian dhe procedurës së shkurtuar nga ana e Qeverisë gjatë miratimit të ligjeve dhe zgjidhjeve ligjore në Kuvend”.
Në takimin, thuhet në kumtesë, u bisedua edhe për problemet aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shteti, siç janë shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit, që paradokohe u konfirmua edhe me Raportin e Transparensi Interneshënëll, duke e radhitur Maqedoninë e Veriut në vendin e 111-të në botë.
U bisedua edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe huazimin e shtetit, por edhe për ballafaqimin me pasojat e shkaktuar nga kriza me Kovid-19. Pashmangshëm, siç thuhet në kumtesë, ishte të përmendet edhe gjendja aktuale dhe dallimet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, me qëllim të zhbllokimit të procesit për hapjen e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian.
Në fund, Micevski ka shprehur falënderim të madh për takimin produktiv, të përcjellur me atmosperë positive dhe qëllim të sinqertë për gjetjen e zgjidhjeve në dobi të qytetarëve, duke potencuar se vetëm në këtë mënyrë, me komunikim të sinqertë dhe transparent mes të gjitha subjekteve dhe faktorëve në skenën politike, vendi do të arrijë ta vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit të plotëfuqishëm në familjen evropiane.