Ylli i Portugalisë, Ricardo Quaresma pritet të largohet nga Besiktasi në afatin kalimtar të verës. Sipas FotoMac, ish anëtari i Portos dhe Interit mund të transferohet në Superligën e Kinës. Thuhet se klubet kineze janë të gatshme t’i ofrojnë lojtarit 5-6 milionë euro në sezon. Kjo shihet si mundësia e fundit e portugezit për të fituar para të majme pasi është në përfundim të karrierës.