Ricardo Quaresma mbetet pa skuadër. Ish-lojtari i Barcelonës, Interit dhe Portos i cili shumë shpejt do të mbushë 37-vjeç është larguar nga Kasimpasa, skuadër me të cilën ishte bashkuar në fillim të këtij sezoni pas 4 viteve të kaluara te Besiktas.
Ka qenë vetë klubi nga Stambolli që ka bërë të ditur se Quaresma nuk do të rinovojë kontratën me Kasimpasa që i përfundoi vetëm pak ditë më parë kur në Turqi u mbyll zyrtarisht edicioni futbollistik 2019-2020.
Me Kasimpasa në këtë sezon të Superligës turke, Quaresma u aktivizua në 26 takime duke shënuar dhe 4 gola.