Ricardo Querasma e ka tepruar. Duhet të merrte përsipër si lider Besiktasin në Europa League, por jo vetëm që se ka bërë, por në momentin më të keq ka shkaktuar një ndërhyrje vrastare ndaj kundërshtarit, lojtarit të Malmos, duke e lënë ekipin turk me dhjetë, pasi vendasit kishin pësuar gol nga suedezët. Barazimi i jepte kualifikimin bardhezinjve, por nuk ia dolën dot.
https://www.youtube.com/watch?v=5C7my8E_6Q8