Fabio Quagliarella ishte në lot teksa zbuloi arsyen e vërtetë pse u largua nga Napoli dhe kjo javë ishte fundi i një makthi pasi ndjekësi i tij psikopat më në fund është burgosur. Sulmuesi i Sampdoria gjithashtu gjeti rrugën e rrjetës në barazimi 1:1 kundër Cagliari. “Kjo është një javë e rëndësishme për mua pas një problemi që kisha jashtë fushe që ishte kthyer në një makth për mua,” shprehet Quagliarella për Sky Sport Italia teksa po mundohej të shmangte lotët.
Ndjekësi psikopat akuzonte Quagliarella se ishte pjesë e mafies, se ishte përfshirë në pedofili dhe rregullisht dërgonte kërcënime për vdekje në shtëpinë e tij.
“Më është hequr një peshë e rëndë nga shpatullat dhe kjo është arsyeja e vërtetë pse unë duhet të largohesha nga Napoli. Isha shumë i lumtur aty, por u përfshiva në këtë situatë e cila u kthye në një makth. Nuk do t’ia uroja askujt. Nuk mund të dilja nga shtëpia, as familja ime. Falënderoj gjykatën që më riktheu sigurinë duke treguar të vërtetën. Ishte akoma më e dhimbshme pasi investigimi ka zgjatur shumë, dhe nuk mund t’i thosha dot askujt, nuk mund të tregoja se çfarë po më ndodhte.”