Lubjanë, 28 tetor – Qendra Spitalore Klinike në Lubjanë, spitali më i madh në Slloveni, po kërkon vullnetarë, pasi po rritet numri i punonjësve të kujdesit shëndetësor të infektuar me koronavirus.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes, spitali kërkon ndihmë nga studentët e mjekësisë, por edhe psikoterapi, farmaci, biomjekësi, infermierë, transmeton STA dhe shton se spitali në Maribor kërkon ndihmë edhe nga studentët.
QSK Lubjanë po kërkon gjithashtu ndihmë nga nxënësit e mjekësisë, të cilët janë të moshës madhore.
Përveç kësaj, kërkohet ndihmë nga njerëzit që kanë përfunduar disa kurse mjekësore ose për trajtim mjekësor, transmeton agjencia sllovene.