Akademik Rexhep Qosja, në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se vota e Shqipërisë kundër “Jerusalemit” kryeqytet është votë në pajtim me votën e shteteve të Bashkimit Evropian, pjesëtare e të cilit Shqipëria dëshiron të bëhet. Ai ka theksuar se kjo votë nuk do të sjellë kurrfarë problemi në politikën e ShBA-së ndaj Shqipërisë.
Qosja ka folur edhe për qeverisjen e Edi Ramës. Ai ka thënë se me reformat që po ndërmerr kryeministri Rama në politikë, ekonomi dhe në sektorë të tjerë, Shqipëria do të lirohet nga prapambetjet.