Menaxheri i njohur Shkumbin Qormemeti pozoi me lojtarët e tij që përfaqëson te skuadra e Shqipërisë. Ai doli në foto me sulmuesin Bekim Balaj, Odise Roshin, Liridon Latifin, Enis Gavazajn dhe Kristal Abazajn. Ky i fundit duket se është futur përfundimisht në pjacën dhe menaxhimin e Qormemetit. Ai zotëron agjencinë menaxheriale “Select Sport Management”. Pjesë e agjencisë së tij janë dhe futbollistë të Shpresave si Taulant Seferi dhe Emir Sahiti.
E reja e këtij grumbullimi është afrimi i lojtarit të Luftëtarit që ka nënshkruar me Skënderbeun, Kristal Abazaj. Ky i fundit i është bashkuar së fundmi agjencisë së Qormemtit. Duket se kalimi te korçarët ka ndikuar në këtë lëvizje, pa harruar faktin se futbollisti synon të largohet drejt Europës. Dënimi i mundshëm i Skënderbeut bën që Abazaj të synojë një largim drejt kampionateve evropiane. /EDS