Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov, sot ka qëndruar në një vizitë pune për të inspektuar fazën aktuale të trajnimit të disa punonjësve të QMK-së, si dhe të institucioneve të tjera të Sistemit për menaxhim me kriza, që do të punojnë si pranues i thirrjeve emergjente në E112 dhe që do të përfshihet në atë proces pune, kumtoi QMK-ja.
Prej QMK-së thonë se trajnimi për punën e numrit unik evropian të emergjencës 112 realizohet nga kompania italiane “BETA 80” në bashkëpunim me kompaninë vendase “ICS Consulting”.