Manuela Delilaj e mbyll përvojën e saj në Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020”. Në ditën e qytë qitësja shqiptare garoi në 25 m shpejtësi, duke grumbulluar në total (plus pikët e precizionit) 556 pikë, që e renditin në vendin e 44-t.
Në postimin e KOKSH-it shkruhet se, “për fat të keq Manuela kishte një lëndim në parakrahun e djathtë (krah me të cilin edhe gjuan) që nuk e lejoi të jepte maksimumin e saj.)
Gjithsesi ky është një rezultat i mirë, duke pasur parasysh qe prej afër 1 viti e gjysmë poligoni i qitjes ka qenë i mbyllur për shkak të pandemisë, duke e penalizuar stërvitjen në kohë.”