Nga 180 në 90 ditë ulet vlefshmëria e vërtetimit për kalimin e Kovid-19 për qytetarët e Qipros, ndërsa vendimi i Qeverisë hynë në fuqi më 31 janar të vitit 2022, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga Ministria e Shëndetësisë së Qipros kumtojnë se pavarësisht se kur është lëshuar vërtetimi, vlefshmëria do të jetë 90 ditë pas rezultatit të parë pozitiv dhe do të vlejë për në brendi të vendit.
Në vërtetim edhe më tej do të shkruajë se është i vlefshëm 180 ditë në përputhje me rregullat evropiane, por gjashtë muaj do të jenë vetëm për udhëtim jashtë kufijve të Qipros dhe sipas kushteve dhe kufizimeve të vendeve të tjera.
Vërtetimi për kalimin e Kovid-19 edhe në Greqi vlen tre muaj, pasi në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, me vendim të Qeverisë, vlefshmëria u ul nga 180 në 90 ditë.