Qipro ashpërsoi tonet dhe vendosi gjoba të rënda për turistët e huaj që nuk respektojnë rregullat kundër koronavirusit pas mbërritjes së tyre, pasi një udhëtar që kishte gënjyer për itinerarin e tij ishte testuar pozitiv.
Fluturimet tregtare me destinacion ishullin e mesdheut kanë rifilluar që prej qershorit. Për të parandaluar epideminë e COVID-19, autoritetet qipriote kërkuan për udhëtarët, kushdo qoftë vendi i nisjes, të plotësojnë para mbërritjes së tyre një formular që përfshin veçanërisht itinerarin e plotë të udhëtimit të tyre.
Pa këtë formular, pasagjerët do të duhet të paguajnë një gjobë prej 300 eurosh për të hyrë në territor ose do të kthehen në vendet e tyre të nisjes”, njoftoi Ministria e Transporteve në një komunikatë.
Një pjesë e madhe e disa rasteve të reja me koronavirus, të regjistruara çdo ditë në Qipro janë persona që kanë mbërritur së fundi në ishull.
Qipro i ka ndarë vendet në disa kategori (A, B apo C) në funksion të rrezikut të kontaminimit që ato përbëjnë.
Udhëtarët që vijnë nga vende të kategorisë B si Franca apo Spanja, duhet të sigurojnë përveç formularit të mbërritjes, një çertifikatë që ata janë testuar negativ me sëmundjen e COVID-19 në 72 orë para nisjes.