Qindra zogj u gjetën të vdekur afër një rrokaqielli pasi që ishin përplasur në ndërtesën e lartë gjatë një shtegtimi të tyre. Një numër prej 395 zogjsh u gjetën të shtrirë për vdekje në Ndërtesën Kombëtare Amerikane, rrokaqiellin më të lartë në Galveston të Teksasit. Shoqata “Houston Audubon” tha që vdekja e zogjve u shkaktua me gjasë nga kombinimi i motit të keq dhe ndriçimit të madh që vinte nga kjo ndërtesë, shkruan gazeta britanike Metro. Ata thonë që moti i keq ka mundur të bëjë që tufa të fluturojë më ulët dhe zogjtë me shumë gjasë fluturuan drejt dritave.