Qindra qytetarë janë mbledhur sot në Mejë të Gjakovës për të shënuar Ditën e të Pagjeturve të Kosovës.
Në këtë tubim kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit, Hashim
Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, njofton Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Pavarësisht shiut, qytetarët kanë shkuar në Mejë nga shumë qytete të Kosovës, përfshirë edhe grupin “Minatorët” nga Mitrovica.