Venecia, 13 nëntor – Prefekti i Venecias, Luixhi Burunjaro deklaroi sot pas valës së re të vërshimeve se dëmet në këtë qytet historik pas vërshimit më të madh në 50 vitet e fundit do të jenë qindra milionë euro. Gjatë vërshimit e humbën jetën edhe dy burra.
“Ne nuk flasim vetëm për llogaritjen e dëmit, por për ardhmërinë e qytetit. Për këtë, ne e humbin popullatën”, deklaroi Brunjaro para gazetarëve, duke kërkuar nga Roma të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
Niveli i ujit dje ka arritur 187 centimetra, nivel më i lartë deri më tani i vërejtur në Venecia, ndërsa vetëm shtatë centimetra më pak nga niveli më i lartë i vërejtur në histori, transmeton Bi Bi Si.
“Vencia është në gjunjë. Bazilika Shën Marko pësoi dëme serioze, si edhe tërë qyteti dhe ishujt e tij”, ka shënuar Burunjaro në Tuiter.
Vërshimi është shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme të shiu që koicidon me hënën e plotë që solli baticë të lartë. Gjithashtu, qyteti i ndërthurur me kanale është në rrezik edhe për shkak të rritjes së nivelit të detit si rezultat i ndryshimeve klimatike.(koha.mk)