Qindra mijëra njerëz protestuan për pavarësi të Katalonjës

Barcelonë 11 shtator – Qindra mijëra qytetarë të cilët përkrahin shkëputjen e Katalonjës sot janë tubuar në Barcelonë me rastin e shënimit të festës kryesore në këtë rajon spanjoll, vetëm disa ditë para aktgjykimit në rastin kundër 12 liderëve të lëvizjes separatiste.

Rreth 600 mijë ithtarë të pavarësisë së Katalonjës kanë ardhur nga gjitha pjesët e rajonit të pasur spanjoll deri në kryeqytetin e saj, bëjnë të ditur Agjencitë botërore.

Më 11 shtator shënohet kujtimi i rënies së Barcelonës në luftën për trashëgiminë spanjolle në vitin 1714.

Nga viti 2012 në këtë ditë organizohen tubime masive të lëvizjes katalunase për pavarësi.