Bukuresht, 4 gusht – Qytetarët në Bukuresht dje kanë lënë rreth 200 këpucë, lodra dhe qirinj para ndërtesës së Ministrisë të Punëve të Brendshme të Rumanisë me qëllim që ta kthejnë vëmendjen e fëmijëve të zhdukur.
Organizatori Partia Liberale Kombëtare (PLK) citoi se me protestën kanë dashur të tregojnë për tragjedinë në Karakalu, ku ishte vrarë 15 vjeçarja e cila më parë ishte rrëmbyer “nuk është rast i izoluar” duke pohuar se vitin e kaluar në Rumani janë zhdukur 400 fëmijë, pwrcjellw KOHA.
“Një numër i madh i të rinjve shkojnë nga Rumania, ata oee janë rrëmbyer ose mashtruar dhe i dërgojnë në shtetet tjera ku i shfrytëzojnë ose keqpërdorin. Ky është problem i madh për Rumaninë që nuk mund t’i mbrojë qytetarët e saj. Për sigurinë personale të çdo qytetari nuk mund të negociohet”, theksoi Daniel Çiungu.
Kryetarja e bordit të qytetit të PKL-së, Violeta Aleksandru theksoi se është e domosdoshme të punohet në profesionalizëm të zgjidhjes së rasteve me personat e zhdukur. Sipas të dhënave zyrtare vitin e kaluar në Rumani janë zhdukur 4.000 persona të mitur prej të cilëve 3600 janë gjetur.
Vrasja e mëparshme e Aleksandra Makesana shkaktoi zemërim te opinioni sepse policia nuk ka reaguar në thirrjet. Policia ka pasur edhe problem për ta gjetur vajzën sepse ka përdorur teknologji të gabuar, ndërsa ka kërkuar edhe urdhëresë të panevojshme për bastisje, madje pas 19 orëve kur e ka gjetur shtëpinë e rrëmbyesit.
Plotësisht është zbuluar se burri i njejtë ka vrarë edhe një vajzë 18 vjeçare, e cila ishte paraqitur si e zhdukur në prill të këtij viti. (koha.mk)