Qindra gra kanë marshuar sot në kryeqytetin afgan, Kabul, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe t’iu rikujtojnë autoriteteve se ende ka shumë për të bërë në ngritjen e zërit të grave, sigurimit të edukimit të tyre dhe mbrojtjes ndaj dhunës në rritje.
Udhëheqësja e Komisionit të pavarur për të Drejtat e Njeriut, Sima Samar, u është drejtuar grave që janë pjesëtare në forcat e sigurisë së Afganistanit.
“Siguria juaj përfaqëson sigurinë e të gjitha grave afgane”, ka thënë ajo, duke u rikujtuar grave në uniformë që të raportojnë çdo abuzim në këtë komision.
Samar ka thënë se askush nuk ka të drejtë të komentojë në pamjen e tyre fizike apo të flasë për to me mosrespekt.
Situata në përgjithhësi për gratë afgane është përmirësuar në dekadën e fundit, kryesisht në zonat urbane, mirëpo ato që jetojnë në zonat ruale dhe pjesë të tjera të shtetit përballen me diskriminim dhe dhunë.
Grupet për të drejtat e njeriut, duke përfshirë, Human Rights Watch kanë shprehur shqetësime për të drejtat e grave në Afganistan.