Los Angjelos, 14 tetor – Mbi 1.300 zjarrfikës po luftojnë me zjarrin pyjor në malet e Kalifornisë Jugore, ku janë të rrezikuara rreth qindra ferma dhe amvisëri.
Zjarri shtrihet në rreth 62 kilometra katrorë në rajonin malor Santa Injes, në perëndim të Santa Barbarës.
Për shkak të zjarrit është mbyllur edhe autostrada kryesore në atë qark.
Meteorologët parashikojnë se era e paralajmëruar e fuqishme mund ta përhapë plotësisht zjarrin.
Zjarret në Kaliforni këtë vit tashmë dogjën 10.101 milje katrorë dhe shkatërruan mbi 3.600 shtëpi.