QIK, sjell në Shkup Orkestrën Kamertale të Gjakovës “PIROLLO”

Shkup, 18 shtator – Qendra Informative Kulturore – -Shkup ju fton në koncertin e Orkestrës Kamertale të Gjakovës “PIROLLO”, orkestër e të rinjve nën udhëheqje artistike dhe dirigjent Pëllumb Vula dhe donatore Dorothea Fankhauser, njofton Koha. Koncerti do të mbahet me 21 shtator, 2018, me fillim në orën 18:00, në Sallonin 19:19, në QIK – Shkup.