Shkup, 27 mars – Qendra Informative Kulturore – Shkup organizon koncertin “Mes Yjesh”, nga DREN ABAZI & ZIG ZAG ORCHESTRA, informon Koha. Koncerti do të mbahet me 15 prill, 2018 (e diel), me fillim në orën 20:30 në Teatrin Popullor të Maqedonisë në Shkup. Biletat për koncertin mund ti siguroni prej 1 prillit, 2018, në lokalet e Qendrës Informative Kulturore – Shkup.