Qielli i Kolorados në Shtetet e Bashkuara shndërrohet gjatë natës në një “telajo” për artistin Russell Klimas.
Nëpërmjet një aparati me drita LED që e ka të lidhur me një dron, Klimas krijon përmes vijave të shndrritshme në qiell personazhe të famshëm vizatimorë, emblemën e Batman, apo qoftë edhe kube me linja shumë të drejta.“Jam munduar që të krijoj figura në mënyrë manuale, por ishte e gjatë dhe e mundimshme. Në këtë formë është shumë më e lehtë”, është shprehur ai.