Shkup, 24 qershor – Qeveritë e rajonit nuk dëgjonin për sfidat me të cilat u përballën të rinjtë gjatë pandemisë me Kovid-19. Ky është konkluzioni nga forumi i sotëm rajonal “Efikasiteti dhe rezistenca e të rinjve gjatë pandemisë Kovid-19: Perspektiva e sotme në Ballkanin Perëndimor”, i organizuar nga disa organizata joqeveritare.
“Dukshëm qeveritë në rajon dështuan gjatë krizës KOVID 19, fokusi i tyre fillestar ishte se si të zbusnin dëmet në biznes dhe ekonomi, në vend që të dëgjonin sfidat me të cilat përballen të rinjtë dhe të ofronin zgjidhje për to. Para pandemisë, në vendin tonë është miratuar Ligji për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore, i cili një nga synimet e tij është përmirësimi i pjesëmarrjes së të rinjve dhe jetës së të rinjve në përgjithësi në nivel lokal. Por, për fat të keq, jemi dëshmitarë se mungesa e dispozitave penale për moszbatimin e tij nga komunat dhe institucionet përgjegjëse, e bën atë një copë letër në të cilën të rinjtë besuan fuqishëm”, deklaroi Zoran Ilieski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit SEGA.
Forumi është organizuar në kuadër të projektit rajonal “Nxitje e bashkëpunimit rajonal dhe përgjigje në nivel të politikave në kohë të krizës” i zbatuar nga Partners Albania për ndryshime dhe zhvillim, Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Maqedonisë, Qendra për Iniciativa Qytetare, Qendra për Zhvillim të Organizatave Joqeveritare, Iniciativat Qytetare dhe Fondacioni për Shoqëri Qytetare i Kosovës. Projekti është i financuar nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States dhe USAID