Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë me 26 tetor mblidhen në Pejë

3

Tiranë, 15 tetor 2018 – Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës më 26 tetor, në qytetin e Pejës do ta mbajnë seancën e pestë të përbashkët.

Takimi i parë i përbashkët i qeverive të të dyja vendeve ishte mbajtur në vitin 2014 në qytetin e Prizrenit, kur kryeministër i Kosovës ishte Isa Mustafa, i dyti në Tiranë, i treti në Prishtinë dhe i katërti në Korçë, në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Në lajmin e shkurtër të cilin e bënë të ditur mediat shqiptare nuk theksohet se për cilat çështje do të debatojnë qeveritë e Edi Ramës dhe të Ramush Haradinajt, por supozohet se do të bisedojnë për idenë që nga 1 janari i vitit 2019 të mos ketë kufi për të dyja vendet.

Kryeministri kosovar, Haradinaj, më datë 20-të të muajit të kaluar bëri të ditur se që nga Viti i Ri nuk do të ketë pengesa fizike në kufirin e Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas mediave, shpresa e Haradinajt bazohet në biseda dhe plane me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

I pari këtë ide për opinionin e plasoi në fillim të gushtit të këtij viti, ministri shqiptar i Diasporës, Pendeli Majko, gjatë vizitës së tij në qytetin e Skenderajt.

“Nga një janari i vitit 2019 ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë kufij sepse kryeministri Edi Rama tashmë ka marrë vendim të tillë. Kufiri ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës duhet të hapet dhe kryeministri më tha se vendimin tashmë e ka sjellë dhe se prej 1 janari fillon lëvizja e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”, theksoi Majko.

Përndryshe, seancat mbahen nën moton “Një vend, një popull, një ëndërr

Comments are closed.