Qeverisja kriminale e VMRO-DPMNE-së në Shkup ka lënë pas vetes pasoja serioze, me përgjegjësi po punohet në sanimin e atyre dëmeve!
VMRO-DPMNE, partia e cila 11 vite ka treguar në pakujdesi totale për Shkupin dhe shkupjanët dhe përveç pasurimit nëpërmjet projekteve kriminale asgjë tjetër nuk ka ndërmarrë, sot me hipokrizi flet për probleme të cilat në të vërtetë janë rezultat pikërisht i pakujdesisë së tyre dhjetëvjeçare.
Qeverisja e re e qytetit ka trashëguar stacion jo-funksional për kafshët e pastrehë të cilën VMRO-DPMNE e ka shkaktuar për pasurim të familjes dhe ka lejuar që të bëhen edhe ndërtime të egra.
Qyteti i Shkupit ka deklaruar se po ndërmerren aktivitet për zgjidhjen e problemit të trashëguar, është blerë një makinë për të grumbulluar kafshët, pajisje të reja, në mënyrë intensive po punohet në procesin e vendosjes së çipave për kafshët shtëpiake etj.
Kryebashkiaku Shilegov i sanon dëmet nga politikat kriminale të VMRO-DPMNE-së në Shkup. Po punohet në zgjidhjen e problemeve të trashëguara të qytetarëve, po riparohet gjelbërimi i shkatërruar, po ujiten drunjtë, po investohet nga filtra për pastrim, po lirohet hapësira publike për këmbësorët dhe çiklistët, po punohet ër përmirësimin e problemit me parkingjet.
Shkatërrimi është tipar i VMRO-DPMNE-së dhe kjo është e kaluar, Shilegov punon vetëm në interes të qytetarëve dhe shkupjanët e shohin mirë këtë.