Kujdesi për familjen mbetet qëllim kryesor. Për shkak të kësaj do të formohet fond shtetëror për pagesë të mbështetjes ligjore të fëmijëve në gjendje kur njëri prind pas divorcit nuk i përmbush detyrimet ligjore. Qëllimi është të çrrënjoset varfëria e fëmijëve dhe të arrihet mbulimi 60 për qind të fëmijëve të moshës 3 deri në 6 vjeç në kujdesin parashkollor dhe arsimin deri në fund të vitit 2024
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 21 shtator – Luftë kundër varfërisë e cila i ul mundësitë për një jetë të denjë edhe të disa brezave të ardhshëm, e cila i “dënon” fëmijët dhe të rinjtë në arsim jopërkatës dhe mbrojtje shëndetësore dhe i le pa ndihmë të moshuarit në vitet kur ndihma më shumë u nevojitet, do të jenë prioritete të Qeverisë në këtë mandat. Do të punohet në uljen e shkallës së varfërisë nën 16 për qind me theks të veçantë të varfërisë së fëmijëve. Përmes konceptit “Komuna kujdeset” do të krijojnë shërbime të reja, por njëkohësisht do të sigurohen vende të reja pune në këtë sektor, hapje të zyrave të qendrave për punë sociale në çdo komunë në territorin e shtetit dhe secila qendër për punë sociale do të formojë ekip ndërhyrës që do të veprojë 24/7, sipas shembullit në Shkup.
Për shkak të kujdesit në kohë dhe përkatës për fëmijët me aftësi të kufizuara do të vendosen pes komisione rajonale për vlerësim funksional të këtyre fëmijëve, ndërsa si mbështetje të arsimit inkluziv do të vendosen dhoma ndijore dhe dhoma relaksimi në kopshte dhe shkolla. Shteti do të punojë edhe në hapjen e Qendrës për fëmijët më të rritur/persona me autizëm në Shkup, do të ulet kufiri i moshës për shfrytëzim të shërbimit për asistencë personale në 6 vjet, ndërsa në bashkëpunim me shërbimin e patronazhit secila familje do të marrë mbështetje individuale intensive dhe edukim në 12 muajt e parë. Do të përforcohet roli i qendrave për fëmijë me nevoja të veçanta në nivel primar të mbrojtjes shëndetësore dhe dhënien e terapisë fizikale në shtëpi te fëmijët me nevoja të veçanta dhe te personat me invaliditet, ndërsa do të analizohet edhe mundësia për integrim të këtyre qendrave me qendra ditore të cilat i formojnë komunat në nivel lokal.
Kujdesi për familjen mbetet qëllim kryesor. Për shkak të kësaj do të formohet fond shtetëror për pagesë të mbështetjes ligjore të fëmijëve në gjendje kur njëri prind pas divorcit nuk i përmbush detyrimet ligjore. Qëllimi është të çrrënjoset varfëria e fëmijëve dhe të arrihet mbulimi 60 për qind të fëmijëve të moshës 3 deri në 6 vjeç në kujdesin parashkollor dhe arsimin deri në fund të vitit 2024. Paralajmërohet se deri në fund të vitit 2023 të paktën 7.500 vende do të sigurohen për fëmijë në kopshtet në Llozovë, Vasilevë, Bogovinë, Studeniçan, Dellçevë, Manastir, Gjevgjeli, Kumanovë, Çair, Strumicë, Dibër, Gostivar, Sveti Nikollë, Tetovë, Tearcë, Negotinë , Gjorçe Petrov, Novac, Bërvenicë, Probishtip, Vallandovë, Haraçinë, Karposh, Gostivar, Likovë, Kriva Pallankë, Resnjë, Koçan, Kisella Voda, Sopishtë, Saraj. Për të gjithë fëmijët nga familjet me të ardhura të ulëta duhet të sigurohet kujdes falas. Çdo vit, do të shpallet konkurs i posaçëm për shpalljen e të paktën 10 titujve të ri për fëmijët dhe adoleshentët. Çdo fëmijë, anëtarësimin në bibliotekë do ta ketë falas, sipas premtimeve të qeverisë.
Qeveria paralajmëron se me përkushtim do të punojë në përmirësimin e cilësisë së jetës të personave të moshuar dhe sigurim të pleqërisë dinjitoze përmes sistemit të qëndrueshëm pensional për pensionistët e tanishëm dhe të ardhshëm, pension minimal të ri më të lartë që do të jetë të paktën 10.700 denarë për të gjithë, krijim të mundësisë ligjore për blerjen e stazhit me qëllim të fitimit të të drejtës së pensionit, sigurim të kujdesit nga komuniteti ndaj të moshuarve përmes vendosjes së shërbimeve për kujdes, mundësim të sistemit pensional fleksibil me vendosjen e mundësisë për pensionim të parakohshëm deri maksimum 5 vjet para realizimit të të drejtës së pensionit, me vlerë të reduktuar në mënyrë proporcionale të pensionit të rregullt, zhvillim të shërbimeve lokale dhe mbështetje për kujdesin në komunitet ndaj të moshuarve. (koha.mk)