Shkup, 14 mars – Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme të 58-të vendosi të ndërpritet marrëveshja për koncesion për eksploatimin e lëndëve të para minerale, bakër, ari dhe argjend në lokalitetin “Kazandol”, i cili i përfshin komunat Valandovë, Bogdanci dhe Dojran.
Qeveria e obligoi Ministrinë e Ekonomisë në afat prej shtatë ditëve të përgatisë informacion për realizimin e kushteve për ndërprerjen e marrëveshjes për koncesion dhe për marrjen e lejes për eksploatim të lëndëve të para minerale të ndarë më 20.07.2015, kumtoi shërbimi qeveritar për media.