Qeveria në seancën e sotme e miratoi propozimin e MPJ-së për mbylljen e Konsullatës së nderit të Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Spanjës, me seli në Barcelonë me arsyetimin se kundër tij është ngritur procedurë penale e cila paraqert pengesë për kryerjen e mëtejshme të funksionit.
Këtë funksion e ushtron Mario Dues, biznesmen dhe stomatolog nga Barcelona. Opinioni me të u njoftua në prill të këtij viti, kur në mediat e Spanjës dhe mediat botërore u paraqit informacioni se ai është arrestuar në Afrikën e Jugut, nën dyshimin se ka vrarë dy fëmijët e tij binjak, të moshë tre vjeçare. Trupat e binjakëve janë gjetur nga ish bashkëshortja e tij. Ditën e nesërme, kur duhej të paraqitej në seancë, mediat dhanë lajmin se ai ka tentuar të bëj vetëvrasje.