Shkup, 5 korrik – Ligji për gjuhën shqipe do të përgatitet këto tre muaj, konkretisht para zgjedhjeve lokale, por nuk është e sigurt se kur i njëjti do të miratohet nga deputetët e Parlamentit të Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, në fjalën e tij për reformat e tre mujorit të parë, në Dokumentin strategjik të ashtuquajtur “369”, ka informuar se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, pasi të përgatitet nga Qeveria, do të dërgohet në Parlament dhe në Komisionin e Venecisë. “Qeveria do të përgatitet Ligj për shqipen i cili më pas shkon në Parlament dhe në Komisionin e Venecisë”, ka thënë sot Osmani. (koha.mk)