Shkupi, 26 qershor – Vendimin e presidentit Gjorge Ivanov dhe mosnënshkrimin e Dekretit për ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për emrin, nga Qeveria e vlerësojnë si të pritur, por nuk ndikon në zbatimin e marrëveshjes.
“Sa i përket vendimit të Ivanovit i njëjti pritej, por ai nuk ndikon në hapat gjegjësisht në zbatimin e fazave të marrëveshjes. Qeveria e Republikës së Greqisë tanimë i ka dërguar letër BE-së dhe NATO-s”, thekson zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski për MIA-n.
Nga Qeveria përsëritin se vullneti i qytetarëve i shprehur në referendum do të jetë i detyrueshëm për të gjitha subjektet politike pa marrë parasysh cilën formë do ta ketë shpjegimi i qytetarëve.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot është dorëzuar vendimi i presidentit të shtetit Gjorge Ivanov me të cilin ai informon se nuk e nënshkruan Dekretin për ligjin për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për siguri të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerje të Marrëveshje së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik midis palëve.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi më së voni javën tjetër do të caktojë seancën për votim të sërishëm të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes.