Qeveria turke ka marrë vendim që të shpërblej me nga 1,000 lira turke [191.67 euro] penzionistët për dy festat e bajrameve.
Kryeministri Binali Jëlldërëm, në një deklarim për media ka bërë të ditur se “Tash e mbas për çdo vit do t’i shpërblejmë 12 milionë penzionistë me nga 1,000 lira dhe këto shpërblime do të bëhen në vigjile të bajrameve”.
Ndër të tjera ai ka thënë se me rritjen e mirëqenies do të rritet edhe shuma e shpërblimit. /30ditët/