Qeveria duhet t’u thotë qytetarëve që të hanë më pak mish dhe aty ku ka mundësi të ndërhyjë me masa të caktuara për të demoralizuar dhe reduktuar ngrënien e tij. Ky është thelbi i raportit të Komitetit për Ndryshimet Klimatike në Britaninë e Madhe, që thotë se mbarështimi i bagëtive për shkak të kërkesës së madhe për mish është një prej shkaktarëve kryesorë të ngrohjes globale. Raporti thekson se qeveria është e ndrojtur në këtë drejtim dhe i trembet reagimi të publikut. Komiteti thotë se duhet reduktuar ngrënia e mishit, qoftë për shëndetin e vetë qytetarëve, qoftë për shëndetin e planetit.
Komiteti vëren se të gjitha qeveritë kanë dështuar në këtë drejtim dhe asnjëra prej tyre nuk ka adresuar më shumë se një të pestën e zotimeve të bëra për ndryshimet klimatike. Sipas studimit të këtij komiteti, qytetarëve u duhet kërkuar që të heqin dorë nga një e pesta e sasisë së mishit që konsumojnë në ditë brenda 2013-s dhe 35 për qind më pak brenda 2050-s. Raporti kritikon qeverinë e Boris Johnson se po minon përpjekjet në fushën e parandalimit të ndryshimeve klimatike me vendimmarrje të papërshtatshme dhe zbatime të vakta të legjislacionit në shumë fusha.