Shkup, 26 prill – Qeveria sot kumtoi se me të gjitha kapacitetet e veta është në funksion të plotë dhe në shërbim të qytetarëve dhe se obligimet dhe detyrat ndaj Kuvendit, si dhe para qytetarëve, tërësisht i përmbushë, përfshirë edhe obligimin për përgjigje të rregullt të çyetjeve të deputetëve.
“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë rregullisht merr pjesë në këto sesione kuvendore dhe tërësisht e mori përgjegjësinë për ta prezantuar punën e Qeverisë në të gjitha aspektet e saj, dhe t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Atë obligim e përmbushin edhe të gjithë anëtarët e tjerë, ministra dhe zëvendësministra në Qeverinë e RM-së. Ndonjëherë obligimet e tyre, vizita pune dhe angazhime zyrtare në terren përputhen me sesionet parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve. Në situata të tilla obligiemt e tyre përmbushen sipas procedurës për zëvendësim adekuat apo për përgjigje me shkrim ndaj pyetjeve të deputetëve në afat sa më të shkurtër kohor”, ceket në kumtesë.
Qeveria, siç potencohet, mbetet e përkushtuar në sjellje përgjegjëse ndaj Kuvendit, gjë që qytetarët e vendit e presin nga të gjitha institucionet dhe subjektet relevante politike.