Shkup, 11 shtator – Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 88-të.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar në propozim të Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, në seancë do të shqyrtohet propozim strategjia e Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit qytetar, me Plan aksionar në vitet 2018-2020.
Ministrat sot do të debatojnë edhe për informacionin për plan kombëtar aksionar për hapjen e partneritetit qeveritar me propozim të planit kombëtar aksionar për hapjen e partneritetit qeveritar në vitet 2018-2020.
Në propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në një pjesë të pikave të seancës është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.
Në rend të ditës të seancës së 88-të është edhe Propozim-ligji për furnizime publike, i propozuar nga Ministria e Financave.
Qeveria, siç citohet në kumtesë, sot do të debatojë edhe për informacionin e Ministrisë së Shëndetësisë, me plan aksionar për shëndetin seksual dhe reproduktiv të viteve 2018-2020.