Në seancë të rregullt, Qeveria e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar informacionin me draft – strategjinë për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e ka obliguar Ministrinë e Mbrojtjes që në afat prej 7 ditëve nga miratimi i informacionit, ta dorëzojë strategjinë për mbrojtje deri te Presidenti i shtetit për miratimin e së njëjtës.
Strategjia aktuale për mbrojtje është sjellë në vitin 2010 ndërsa si rezultat i dinamikës së sigurisë, kërcënimeve dhe sfidave bashkëkohore të sigurisë por edhe si rezultat i statusit të ndryshuar të vendit në kornizat ndërkombëtare, Ministria e Mbrojtjes ka përpiluar draft për strategji të re për mbrojtje të RMV-së.
Strategjia e re i identifikon karakteristikat e kushteve bashkëkohore të sigurisë, jep drejtime për zhvillim të mëtutjeshëm të kapaciteteve dhe aftësive të sistemit të mbrojtjes së RMV-së, si dhe sinkronizimi dhe avancimi i planifikimit të mbrojtjes sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së.
Para dy javëve, presidenti Stevo Pendarovski në takimin e parë me këshillin e mbrojtjes tha se Maqedonia gjatë 40 – 50 ditëve të ardhshme hyn në një periudhë e cila mund të jetë turbulente nga aspekti politik dhe ai i sigurisë.