Tiranë, 23 nëntor – Qeveria e Shqipërisë sot u deklarua kundër vendimit të autoriteteve në Kosovë për t’i rritur për 100 për qind taksat për import të mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Siç lajmëron gazeta prishtinase “Koha Ditore”, ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj mendon se ky vendim nuk është i mirë as për Prishtinën, as për Beogradin dhe duhet të anulohet.
Ai e këshillon Prishtinën të mos ndërmerr masa të tilla kundër cilit do shtet, sepse imponimi i tarifave të larta është i dëmshëm për qytetarët.
“Një vendim i tillë, kuptohet, do të jetë në dobi për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe do t’i hapë dyert për zgjerimin e tregut kosovar, por tani nuk është koha për këtë”, tha ministri shqiptar i Financave.