Qeveria shfuqizon vendimet e tij, Çulev: Vendim jovalid

3

Shkup, 11 shkurt – Qeveria i shfuqizoi, Çulevi i ktheu vendimet e punëtorëve të sistemuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat më datën 6 dhe 7 të këtij muaji morën pozicione të reja në MPB me urdhër të ministrit Naqe Çulev. Zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska nga të punësuarit kërkoi kërkoi që të kundërshtohen në çdo përpjekje të kthimit të shprehive të reja të shkeljeve të ligjit dhe sjelljes diktatoriale.

Cilin urdhër do ta respektojnë 89-të të punësuarit në Ministri, kujt i përkasin këto sistemime, është çështja që u hap me situatën e sapokrijuar në MPB.

Qeveria në seancën të dielën i shfuqizoi të gjitha vendimet për sistemim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat janë miratuar më 6 dhe 7 shkurt nga ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Siç komunikoi pres-shërbimi qeveritar, në bazë të Ligjit për Qeveri të Republikës së Maqedonisë, është miratuar vendim për shfuqizim të 89 vendimeve për sistemim të vendeve të punës që i solli ministri teknik i Punëve të Brendshme, Çulev.

Kryeministri Oliver Spasovski vlerësoi se shfuqizimi i 89 vendimeve për punësim në Ministrinë e Punëve të Brendshme është bërë për arsye se emërimet janë të paligjshme.

“Ligji për Qeverinë saktë parashikon se ministri i Punëve të Brendshme për këtë periudhë mund t’i ndërrojë 15 nëpunës në funksione drejtuese. Deri më tani, ministri Naqe Çulev i ka bërë 14 ndryshime, ndërsa me të 89-të vendimet tani më të shfuqizuara janë bërë ndryshime në pozita të shefave dhe drejtuese në MPB, që është në kundërshtim me Ligjin”, deklaroi Spasovski, dje nga Ohri, përcjell Koha.mk

Ai theksoi se ministri i Punëve të Brendshme ka të drejtë për sistemime horizontale të kuadrove në shërbim, por jo edhe për ndryshime të strukturave drejtuese.

Çulev, dje nga profili i tij në Fejsbsuk akuzoi se me këtë vendim kryeministri Oliver Spasovski dhe Qeveria po përzihen në punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme që, sipas tij, paraqet shkelje të ashpër të rendit ligjor të shtetit dhe përzierje në pavarësinë e MPB-së.

Ai, dje përmes një njoftimi i ka informuar të punësuarit të cilët janë risistemuar se veprimi në kundërshtim me rregulloret tërheq përgjegjësi penale, gjegjësisht keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar që është është e dënueshme në pajtim me Kodin penal dhe për këtë, siç thekson, të punësuarit t’i respektojnë jashtëzakonisht dispozitat ligjore për vendosje dhe përgjegjësi hierarkiste.

Në njoftimin, ministri ka theksuar se në pajtim me nenin 30 të Ligjit për Qeveri. Qeveria ka të drejtë dhe detyrë të pezullojë apo shfuqizojë rregullore apo akte të tjera të Ministrisë, organeve të administratës shtetërore dhe organizimet administrative, të cilët nuk janë në pajtim me Kushtetutën, ligjin apo rregullore tjetër të Kuvendit, gjegjësisht rregullave të Qeverisë.

Për situatën u prononcua edhe nga Ohri, kur dje Qeveria mbajti seancë, me ç’rast theksoi se Qeveria me mospranimin e 89 vendimeve për punësim në MPB, jo vetëm se është antikushtetues dhe kundërligjor, por në periudhën para zgjedhjeve në mënyrë negative mund të reflektohet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.

Sipas ministrit teknik, refuzimi i vendimeve krijon konfuzion në radhët e shërbimit, ndërsa sistemi i komandos së dyfishtë pa përgjegjësi hierarkike të përcaktuar saktë, vetvetiu shkakton probleme në funksionim.

“Unë them se, ndërsa besoj se do të pajtohen edhe ekspertët e Fakultetit Juridik, vendimi i Qeverisë është joligjor dhe në kundërshtim me Kushtetutën. E drejtë e pakontestueshme e ministrit është të sjellë vendime, të bëjë risistemim, konkretisht ministri ta drejtojë Ministrinë. Qeveria nuk mundet në mënyrë kolektive të shfuqizojë akte juridike të mëvetësishme, në këtë rast vendime.

Zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska dje përmes një komunikate me shkrim i ftoi të punësuarit në Ministri që ta mbajnë integritetin e tyre profesional dhe personal dhe të kundërshtohen në çdo përpjekje të kthimit të disa shprehive të vjetra të shkeljes së ligjit dhe sjelljes diktatoriale.(koha.mk)

Comments are closed.