Shkup, 7 maj – Ish deputeti në Parlamentin e Republikës së Maqedonise, Xhezair Shaqiri është angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm në sferën e sigurisë së brendshme dhe luftën kundër terrorizmit, për nevojat e Zyrës së kryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë.
Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, Shaqiri ka kontratë një vjeçare me lartësinë e pagës nga 36,000 denarë në muaj.
Ndërsa Shaqiri në rrjetin e tij social “Facebook”, ka shkruar se e ka pranuar funksionin që të mbijetojë.
“As nuk jam zgjedhur kryeministër, as për kryeparlamentar.Thjesht bëhet fjalë për funksion që të mbijetojë.Ka njerëz të ndryshëm në Qeveri të zgjedhur në funksione të ndryshme, kurse ju reaguat për mua”, ka shkruar Shaqiri./tv21tv