Qeveria rumune sot pasdite në një seancë të jashtëzakonshme solli vendim për tërheqjen e vendimit kontestues për ndryshime të Kodit penal, me të cilat do të mundësohej amnistimi i më shumë politikanëve dhe personave të tjerë të gjykuar për korrupsion.
Qeveria e kryeministrit, Sorin Grindeanu vendosi për një hap të tillë pas protestave disaditore masovike në Bukuresht dhe qyteteve të tjera rumune kundër ndryshimeve të propozuara me të cilat parashihej dekriminalizimi i shumë rasteve të korrupsionit.
“Propozimi është tërhequr”, deklaroi një përfaqësues i Qeverisë pas përfundimit të seancës, duke paralajmëruar se së shpejti do të pasojë edhe kumtesa zyrtare për vendimin e qeverisë.
Tërheqjen e ndryshimeve kontestuese Grindeaniu i paralajmëroi që dje, duke shtuar se Qeveria ka vendosur për një hap të tillë pasi që “nuk dëshiron ta përçajë Rumaninë”.